Pas tre ditë mungese të ujit, rikthehet normaliteti në spitalin e Shkodrës

2015-08-22 1

Shkodër- Pas 3 ditësh pa ujë të pijshëm që detyroi edhe pezullimin e operacioneve në spitalin rajonal të Shkodrës, këtë të premtë është rikthyer normaliteti në këtë institucion shëndetësor.

Konfirmimi vjen nga nën.drejtoresha, Dhurata Uruçi, e cila gjatë një interviste për "Ora News"tha se falë publikimit në media, erdhi edhe reagimi më i shpejtë.

Ajo shton se për 6 operacionet e shtyra do të hartohet një grafik për t'u përmbyllur gjatë javës që vjen. Pas këtij problemi spitali do të mendojë për të krijuar një linjë me shpim nëntokësor për furnizimin me ujë, thekson Uruçi.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/