TIRANE -- Në të njëjtën kohë që opozita zhvillonte protestën e saj para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e kryeminsitrit Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka siguruar drejtorin e përgjithshëm për zgjerimin në Bashkimin Europian, Christian Danielsson për vendosmërinë e luftës ndaj trafikut të drogës. Ministria e Brendshme ka qenë takimi i radhës në axhendën e Danielsson në Tiranë.
Për drejtorin e zgjerimit në KE, takimi ishte mjaft i rëndësishëm duke patur parasysh se javën që vjen dorëzohet raporti për Shqipërinë
"Në dhjetorin e kaluar shtetet anëtare bënë të qartë se e ardhmja europiane e Shqipërisë do të varet nga aftësia për të siguruar një shtet të së drejtës që është i fortë, dhe rezultate të cilat të jenë të forta por edhe të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky do të jetë edhe fokusi i raportit që do të dalë javën që vjen. Bashkimi europian vazhdon të mbetet mbështetësi juaj përsa i përket aspiratave të Shqipërisë për të vazhduar rrugëtim e saj drejt BE. Prandaj suksesi për këto përpjekje do të varet shumë nga dëshira për të lënë çdo gjë tjetër mënjanë. Për të lënë çdo situatë tjetër politike, për të siguruar që e ardhmja europiane e shqipërisë është objektiv kombëtar", u shpreh Danielsson.
Drejtori për zgjerim u shpreh se reformat dhe plotësimi i kritereve të mos shikohen vetëm si kushte për t'u plotësuar për statusin e shqipërisë, por si nevoja të vetë shoqërisë dhe qytetarëve shqiptar për një shtet të së drejtës.