Pas letrës që Ministri i Mjedisit Lefter Koka i dërgoi kryetarëve të njësive vendore më datë 20 Mars 2014 për marrjen e masave dhe menaxhimin e mbetjeve, Ministria e Mjedisit ka shpallur listën e komunave dhe bashkive që kanë zbatuar urdhrin e ministrit dhe ato që nuk e kanë zbatuar. Komunat apo bashkitë që nuk kanë marrë masa, vlera e gjobës është 500 000 Lekë (të reja). Por në rast se kjo kundravajtje do të përsëritet, do kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit të komunës apo bashkisë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/