TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit për 2 prej 4 ushtarakëve që akuzohen se kanë vjedhur 96 kg C4 nga depot ushtarake me qëllim që ta shisnin.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për Pëllumb Dacin dhe Emild Takun. Dy të akuzuarve të tjerë, Ilir Dhimos dhe Artur Çelos gjykata do të komunikojë masën rreth orës 16:00.
Katër të akuzuarit shërbenin në Forcat e Armatosura.]
Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit. Ilir Dhimo, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjesimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapter ndërsa Pëllumb Daci, major.
Katër të arrestuarit për mbajtje dhe tregtim të eksplozivëve plastik, kundërshtojnë akuzat e tregtimit për mina me telekomandë. Ata pretendojnë se eksplozivin e përdornin për t'ia shitur pronarëve të guroreve në vend. I dyshuari Ilir Dhimo njëherazi ushtarak xhenier i Forcave të Armatosura ka pranuar të rrëfej për sasinë e lëndëve eksplozive të gjetur në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se eksplozivin plastik e siguronin në repartet ushtarake dhe më pas i shisnin me çmime të ndryshme tregtarëve të gurorëve.