Ministra te kabinetit Rama, kanë qenë protagonistë të grevës së organizuar 4 vite me parë nga PS në emër të transparencës së votës, e cila u organizua në sheshin para kryeminitrisë, për të qendruar rreth 3 javë. Shumë figura të rëndesishme, tashme në qeveri, parlament por jo vetem, u bashkuan kauzës së hapjes së kutive të votimit, pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, ku PS pretendonte se ishin bërë manipulime votash në disa qarqe të vendit. Këto figura nisin që me ministren e zhvillimin Urban dhe Turizimit, Eglantina Gjermeni e cila në emër të shumë grave pjesmarrëse, i kërkoi kryeministrit në detyrë në atë kohë Sali Berisha, të dialogoje me grevistët .
Arben Ahmetaj, aktualisht ministër i Zhvillimit Ekonomik, Sipërrmarrjes dhe Tregtisë, ishte një tjetër protagonist që bashkë me një tjetër ministër Ilir Beqaj, aktualisht ministër i Shendetesisë u bë pjesë e kundershtisë së demokratëve, për hapjen e kutive.
Emra të tjere si Fatmir Xhafaj, sot kryetar i komisionit të ligjeve, Taulant Balla nënkryetar i grupit parlamentar të PS, Eduard Shalsi , kryetari i komisionit të veprimtarisë prodhuese, apo Besnik Bare, Enkelejda Shkreli, Artan Gaci, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Olta Xhacka, Eltar Dedaj etj qendruan në çadrat e intaluara për ditë me rradhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Pas 19 ditesh të ngunjuar Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama komunikoi ndërprerjen e grevës së urisë e cila erdhi si rezultat i negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kryeministri Sali Berisha të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.