Ekspertët: Rriten dallimet mes maqedonasve dhe shqiptarëve për euro-integrimet

2015-08-22 1

Në rast se dikur pikë e përbashkët e të gjitha komuniteteve që jetonin në Maqedoni ka qenë Bashkimi Evropian dhe NATO, kohëve të fundit procesi i integrimit në këto struktura është shndërruar në mollë sherri mes komuniteteve, posaçërisht dy komuniteteve më të mëdha, atij Maqedonas dhe shqiptarë.

"Për fat të keq, ajo që dikur ishte nxitje për një agjendë integruese të Republikës së Maqedonisë, çështja e integrimit evropian, tani gjithnjë e më shumë po shndërrohet në mollë sherri, gjegjësisht potencial për dezintegrim. Çështja kryesore për mua është si të shtjellohet lëmshi dhe cilat janë alternativat", tha Malinka Ristevska-Jordanova, Instituti për politike evropiane.

Për profesoren Julia Bersakovska, Maqedonisë i duhet vullnet politik për ti shtyrë proceset përpara kurse Ivan Damjanovski shprehu shqetësimin e rënies së interesimit të Bashkimit Evropian për procesin integrues.

"Kur shtrohen pyetjet si cila është shkalla e përparimit të RM-së në procesin euro-integrues, është e pashmangshme të mos kthehemi pas për të parë se ku ishim dhe ku jemi tani, cilat janë çështjet që sërish hapen sot para nesh, 10 vite pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociimit", u shpreh Julia Brsakovska-Bazerkoska, fakulteti juridik.

"Në rast se vazhdon të stagnoj procesi është shumë e qartë se kjo rënie e mbështetjes sigurisht që do të vazhdoj edhe më tej të bie. Megjithatë vlerësoj se mund të pritet, që kjo tendencë e rënies së butë të vazhdoj të bie, në rast se nuk përfundon i tërë procesi", deklaroi Ivan Damjanovski, fakulteti juridik.

Panelistët u shprehën njëzëri se nuk është çështja e emrit pengesa e vetme drejtë integrimeve euro-atlantike. Këtë rrugë e vështirëson edhe më shumë mos-përmbushja e kritereve të vëna nga ana e Bashkimit Evropian, si janë reformat ën gjyqësor e administratë. Debati u zhvillua pas prezantimit të opinionit publik në temën "Konflikt interesash në administratë dhe vlerësim për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane". Bedri Rexhallari