TIRANE -- Trafiku i drogës, i cilësuar nga opozita si emergjencë kombëtare, ka ndezur debatet në sallën e seancave plenare në Kuvend, ku ish-kryeministri Berisha kërkoi kalimin nga pika e 14 në parë të rendit të ditës, të kërkesës së tyre për ngritjen e Komisionit hetimor për trafikun e drogës në të gjithë vendin.
Në orën 11:38 Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr për 10 minuta pushim pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar se cili do të jetë qëndrimi i opozitës, pas refuzimit të kërkesës së tyre. Kryeparlamentari Meta argumentoi se rend ii ditës është miratuar nga ky parlament një javë më parë dhe se projektligjet janë më të rëndësishme, prandaj sipas tij, duhen diskutuar të parët.
DEBATET PER KOMISIONIN HETIMOR PER DROGEN
Berisha: (I drejtohet Metës) Zoti bashkëkryetar është në detyrimin tuaj të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtare, droga është sot SOS për Shqipërinë. S'mund të veprohet me hile dhe dinakërira në këtë mënyrë, nxirrni çështje të parë çështjen e ngritjes së komisionit të drogës. Është e domosdoshme sinjali që japim sot para shqitparëve, partnerëve tanë dhe mbarë botës, preokupimin absolut të parlamentit ndaj këtij problemi emergjent. Kërkoj që çështja e parë e rendit të ditës të jetë propozimi i opozitës në frymën e Kushtetutës, ngritja e komisionit hetimor për drogën.
Meta: Kërkesat janë në rendin e ditës do të diskutohen, por ne do ta fillojmë me ligjet sepse ato janë më të rëndësishme.
Topalli: Statusi do merret sepse kushtet shqiptarët i kanë plotësuar këtu e tre vite. Ruani vizat, se trafiku i drogës rrezikon vizat.
Meta: S'kam dhënë asnjë deklaratë që nuk do të ngrihet komision hetimor.
Ruci: Rendi i ditës që kemi sot bën pjesë në kalendarin e miratuar nga ky parlament javë më parë