Spitali i Laçit në gjendje të mjerueshme, mungojnë mjekët dhe infrastruktura

2015-08-22 9

Pacientët të cilët drejtohen për ndihmë mjekësore pranë spitalit në qytetin e Laçit, jo vetëm që përballen me mungesë të infrastrkturës që duhet të ketë një institucion i një rëndësie kaq të veçantë, por edhe me mungesë të mjekëve specialistë.
Llesh Ndoci, drejtori këtij spitali, bën me dije se shumë prej rasteve të paraqitura pranë urgjencës, dërgohen për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, QSUT apo traumave në Tiranë, pasi nuk mund ti ofrohet shërbim si mungesë e mjekëve specilaistë.
Ndoci e ka cilësuar emergjente edhe ndërhyrjen që duhet kryer në ndërimin e autoambulancave, pasi ato janë të vjetra dhe nuk kryejnë shërbimin në, mënyrën e duhur.
Spitali i Laçit konsiderohet si një institucion shëndetësor i kategorisë së tretë dhe shërben për rreth 80 mijë banorë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/