Dorëzohen drejtuesit vendorë në kukës "nuk kemi as fonde dhe as mjete për të luftuar zjarret"

2015-08-22 0

Mbledhja me Task-Forcën e organizuar nga prefekti qarkut Kukës, Safet Gjici, mbi problematikën e zjarreve, ka nxjerrë në pah problemet e shumta me të cilat përballen drejtuesit e komunave, ku një nga më kryesoret është mungesa e fondeve.
Ata janë shprehur se sipërfaqja është tepër e madhe dhe vatrat e zjarrit që mund të shënohen nuk mund teë mbahen nën kontroll me këto të ardhura që disponojnë.
Prefekti Gjici ka ftuar kryetarët e njësive vendore që të hartojnë kërkesa dhe t'i drejtohen institucioneve qëndrore, për mundësinë e marrjes së fondeve të mundshme, të cilat të vihen në dispozicon në raste emergjente.
Rastet më të mëdha të rënies së zjarreve, në masivet pyjore të qarkut të Kukësit, janë regjistruar gjatë vitit 2O12. Sipas statistikave janë evidentuar 39 vatra zjarri në pyje me 83 hetar të djegur. Ndërkohë, 2O raste të tjera janë konstatuar në kullota me 1OO hetar të shkrumbuar dhe raste të tjera me 88 hektar shkurre të djegura.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange