Burgu i Spaçit po shkatërrohet ish-vuajtësit kërkojnë kthimin e tij në një muze

2015-08-22 1

Ish të burgosur politik, të afërm të tyre dhe pushtetar vendor, kanë përkujtuar 41-vjetorin e revoltes antikomuniste në burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë.
Ata u rikthyen në ish burgun e Spaçit duke vizituar qelitë ku kaluan vitet e tyre të rinisë, vizitë të cilën e finalizuan me krijimin e shoqatës "Muzeumi i Burgut të Spaçit", e cila synon që ta ruajë këtë objekt që mos të degradojë më tej.
Kreu i Shoqatës të Përndjekurve Politik në Shkodër, Zenel Drangu, ka sjellë në kujtesë torturat dhe vuajtjet që kanë kaluar me qindra të dënuar në këtë burg.
Kryetari i Komunës Orosh, Aleksandër Lala, dhe kreu i shoqatës "Muzeumi i burgut të Spaçit", Luigj Milla, i kanë bërë thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen nga ky ferr i së kaluarës, kjo për tju sjellë në kujtesë edhe brezave që do vijnë, atë çfarë është përjetuar në këtë burg.
Përgjegjësi i monumenteve të kulturës në qarkun e Lezhës, Paulin Zefi, ka garantuar se shumë shpejt do të ndërhyhet për ndërtimin e një muzeu.
Ish burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar. Me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/