A1 Report - Berisha: Greva nuk pengon statusin Braçe: Lini amnezine, ja çfare the!

2015-08-22 3

TIRANE - Greva e urisë në të cilën janë ngujuar 14 përfaqësues të Shoqatës të të Larguarve nga Puna krah kryeministrisë, është bërë objekt debatesh edhe në seancën e sotme parlamentare. Replikave të opozitës ndaj grevës së urisë së të larguarve nga puna u është përgjigjur deputeti i PS Erjon Braçe i cili i rikujtoi opozitës fjalët e ish-kryeministrit Berisha në kohën kur PS po zhvillonte grevën në 2010.

Braçe shtoi se grevën PS e bëri në maj dhe këtë po bën edhe opozita, duke zhvilluar grevë në maj në një kohë kur vendi pritet të marrë vendim nga Brukseli lidhur me statusin e vendit kandidat.

"U bë e disata herë që në këtë sallë prishet rendi, vazhdon të shfaqet sëmundja e amnezisë. Këtu kemi qenë në këtë sallë në kohë të ndryshme, keni bërë të njëjtat akte. Në maj ishte greva, në maj jemi në grevë. 'Por ama mos harroni se në një kohë, u morën edhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë...në një kohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju ngritët një kamp, por a ishte momenti të merrej një veprim i tillë kur merren vendime të rëndësishme', (lexon në procesverbal se çfarë ka deklaruar Berisha në Kuvend kur PS zhvillonte grevën në 2010). Ta lëmë amnezinë pavarësisht moshës, gjerat janë të shkruara e të dokumentuara. Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna." tha Braçe

Ndërkohë ka replikuar deputeti i PD Sali Berisha i cili tha se greve e PS ishte për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave

"Kur ke amnezi nga droga, pa nga mosha është pjesë e kujtesës. Shqiptarët e kanë shumë të qartë se si bashkëkryetari tjetër nisi grevën për të bllokuar vizat. Se bëri fshehtas, hap kutitë të çliroi vizat ishte motoja publike e tij. Ishte vetë Ediskobari juaj personi që shpalli protestën për bllokimin e vizave. Ne meritojmë statusin dhe se qëndrimet tona janë në mbështetje të statusit për sa kohë mbrojnë vlerat e demokracisë. Ligjet, vendimet e gjyaktave, janë dëshmi e një vullneti demokrat të opozitës shqiptare." replikoi Berisha

BERISHA: RESPEKTONI GREVEN, NE E BEME PER JU NE 2010

Në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha dënoi sipas tij dhunën e policisë ndaj grevistëve, ndërsa bëri përgjegjës për këtë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se në qeveria që ai drejtonte e kishte respektuar grevën e PS në 2010, ndërsa sipas tij e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qeverinë aktuale për grevën e të larguarve nga puna.

"Ti zoti bashkëkryetar je shtrirë në këto banka 10 ditë rrjesht në grevë urie, dhe e respektuam në mënyrën më absolute në të drejtën tuaj dhe mazhoranca e asaj kohe ka marrë sallë tjetër parlamenti për të mos menduar kush se një e drejtë e parlamentarëve mund të preket. Ndërsa mbrëmë me urdhër të Ediskobarit tuaj janë vërsuluar policë m...