Tirane- Ka shfrytëzuar momentin kur kryeminsitri Edi Rama doli për pak minuta nga seanca Parlamentare për ta takuar dhe për t'i kërkuar punë.
Kujtim Kaziu ish- i përndjekuri politik i cili pak ditë më parë tentoi të vetëdigjej para Parlamentit ishte sot sërish para godinës për të protestuar për pjesën e pa marrë të dëmshpërblimit por edhe për të kërkuar punë.
Në një intervistë telefonike për Ora News Online Kujtim Kaziu rrëfen bisedën e shkurtër që zhvilloi sot paradite me kryeministrin Rama.
Ai tregon dhe arsyen pse ishte sot sërish para Parlamentit.
"Donim të organizonim sërish protestë për dëmshpërblimet, por nuk erdhën të gjithë shokët. Unë jam i papunë. Kam tre fëmijë në shtëpi me qera, i mbytur në borxhe. Po prisja të dilte ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj kur doli kryeministri Edi Rama. Pasi takoi një familje me një fëmijë të paralizuar në karrocë iu afrova. "
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/