Kuvend, Berisha: Greva e urisë nuk dëmton statusin, Braçe: Vuan nga amnezia

2015-08-22 3

Tiranë- Seanca nisi me debate për grevën e urisë së ndërmarrë prej mbrëmjes së djeshme nga një përfaqësi e ish të shkarkuarve nga administrata përpara Piramidës.
Sipas opozitës greva e urisë është për një kauzë të drejtë dhe qeveria e policia nuk duhet të dhunojë grevistët dhe të respektojë të drejtën. Ish kryeministri Berisha nga foltorja tha se kjo grevë nuk është kundër statusit. Por Braçe duke i kujtuar deklaratat e Berishës gjatë kohës që PS ishte në grevë në 2010, i tha Berishës se vuan nga amnezia.
Opozita kërkon që në rend të parë të ditës të jetë krijimi i komisionit hetimor për rritjen e trafikut të drogës. Meta tha se kjo kërkesë ishte në rend të ditës por jo e para, prandaj PD mori 10 minuta pushim për të marrë një vendim për vazhdimin e seancës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/