A1 Report - Dje deputete ne greven e Majit te 2010-es, sot ministra

2015-08-22 1

TIRANE - Arben Ahmetaj, aktualisht ministër i Zhvillimit Ekonomik, Sipërrmarrjes dhe Tregtisë, ka qenë një ndër grevistët e 4 viteve më parë, kur Partia Socialiste në emër të transparencës së votës, u vendos në sheshin para Kyeminitrisë, për të qëndruar rreth 3 javë. Ministri i kabinetit Rama nuk është i vetmi protagonist i kësaj greve, të tjerë si ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bashkuan kolegëve të tyre në Maj të 2010-ës me kauzen e hapjes së kutive të votimit, për të bërë transparencë.

Emra të tjerë si Fatmir Xhafaj, sot kryetar i Komisionit të Ligjeve, Taulant Balla nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste , Eduard Shalsi, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, apo Besnik Bare, Enkelejda Shkreli, Artan Gaci, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Pirro Lutaj, Olta Xhacka, Eltar Dedaj etj, qëndruan në çadrat e instaluara për ditë me rradhë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" . Pas 19 ditësh të ngunjuar lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama komunikoi ndërprerjen e grevës së urisë e cila erdhi si rezultat i negociatave me ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që lideri i opozitës dhe kryeministri Sali Berisha të udhëtojnë nesër drejt Strasburgut me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.