XINJIANG - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm rajonin Xinjiang të Kinës duke shkaktuar 31 viktima dhe mbi 90 persona të plagosur. Mediat kineze raportojnë se dy automjete kanë përplasur blerësit në një treg duke hedhur më pas eksplozivë nga makinat e tyre.
Në një dalje për shtyp, Ministria e Sigurimit Publik e quajti këtë aksident si një krim të dhunshëm dhe terrorist. Xinjiang, provincë që njihet si shtëpia e pakicës ujgure muslimane, ka parë një valë sulmesh edhe në vitin e kaluar. Një sulm me bombë në një stacion në Urumqi vrau tre vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Mediat lokale kanë raportuar se dëshmitarët kanë dëgjuar një numër të madh shpërthimesh në momentin e incidentit.
Po ashtu, fotografi të shumta tregojnë përfshirjen e tregut nga flakët si dhe zjarrfikës të mobilizuar në përpjekje për të shuar flakët e zjarrit. Ndërkohë, qeveria pretendon se informacioni në lidhje me incidentet në rajon është i kontrolluar.