KATANIA - Dy tonët e parë u menduan se ishin rastësi. Ngarkesa e dytë me 1.5 ton brenda më pak se një muaji i bind hetuesit me dyshime të qënësishme dhe konfirmime se ka një rrugë droge që e lidh Shqipërinë me Siçilinë, si dhe ka një linjë mes trafikantëve Katanezë me Shqiptarët për të bërë qytetin e Etneas, portë hyrëse të tregut të jashtligjshëm të marijuanës.
Të dy ngarkesat e sekuestruara kanë një vlerë prej 6 milionë euro.
Sasia e drogës është sekuestruar nga skuadra mobile që çoi në pranga dy peshkatarët vëllezër Xhuzepe Sebastiano Kostanco, pronarë të një peshkarexhe që e përdornin për peshkimin e peshkut ton. Një anije e gjatë 22 metra. Në pranga ka rënë edhe Sandro Mirabela, posejduesi I drogës.
Sekuestrimi i1450 kg marijunanë u bë falë ndërhyrrjes së skuadrës mobile në bashkëpunim me rojen bregdetare dhe një helicopter që ka ndjekur nga lart operacionin.
"Kjo është një punë që po bëjmë për këtë rrugë të re të trafikut të drogës. Është një fenomen i njohur tashmë që nga rrugët detare po në vijnë shumë, muajin e kaluar sekuestruam 2 tonë marijuanë, tashmë gati 1500 kg me një sistem akoma më të sofistikuar, duke parë mënyrën sesi ishte fsheur në pjesën e brendshme të dhomës së motorrëve të anijes." tha komandanti i skuadrës mobile, Antonino Salvago
Arizona është emri peshkarexhës ku u gjet droga, dhe u lokalizua në det falë pajisjeve të siofiskuara të helikopterit Agusta 139, që e zbuloi në ujërat Kalabreze.
Anija u kontrollua në portin e Onjinos nga agjentët e skuadrës së skuadrës mobile, dhe ju po ndiqni pikërisht filimimet e këtyre veprimeve. Fillimisht nuk u gjet droga, por nga kontrollet e hollësishme pas dy orësh u gjet vendi I fshehtë ku ishte vendosur droga e ndarë në paketa një kilogramshme.
ITALI, KAPEN 1450 KG DROGË, VINTE NGA SHQIPËRIA, NË PRANGA 3 ITALIANË
Policia e italiane ka sekuestruar sot në Katania 1450 kg kanabis, që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 3 shtetas italianë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e fshehur në serbatorin e një peshkarexhe 22 metra te gjate me emrin "Atlanta", e cila ndiqej qe nga lart nga helikoptere te policise italiane.
Në pranga të policisë kanë përfunduar shtetasit italianë, Joseph Costanzo 51 vjeç , Sebastian Costanzo 52 vjeç , dhe Sandro Mirabella 45 vjet. Sipas mediave italiane, kapja e trafikantëve është bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative lidhur me sasinë e drogës së fshehur.
Ndërkaq nëse droga do të kishte përfunduar në treg, mësohet se vlera e saj do të ishte rreth 6 milionë euro. Sa i përket sasisë së sekuestruar, kjo është sasia më e madhe e kanabisit e kapur ndonjëherë në zonën e Katanias.
Ndërkaq vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të lidhjes së trafikut të drogës e cila vinte nga Shqipëria. Nërkohë 2 ton drogë janë kapur nga policia italiane në muajin e fundit.