TIRANE - Rreth 200 militantë të PD-së, deputetë, drejtorë të bashkive dhe minibashkive të drejtuara nga demokratët, janë grumbulluar këtë mbrëmje pranë Piramidës, në mbështetje të 10 përfaqësuesve të Shoqatës për Mbrojtjen e Administratës Publike, që kanë nisur paradite një grevë urie në krah të Kryeministrisë. Ata kanë akuzuar Qeverinë se i ka larguar pa të drejtë nga puna dhe gjatë gjithë ditës kanë vazhduar të qëndrojnë atje derisa qindra militantë iu bashkuan atyre pas kushtrimit që lëshoi ish-Kryeministri Berisha.
Kreu i PD-së Basha ia ka lënë sot "kryet e vendit", liderit historik, duke u shfaqur vonë, ndërsa Berisha i mbështeti grevistët duke i lëshuar më parë një thirrje publike nga interneti, qytetarëve, që t'iu bashkoheshin atyre duke shkuar "urgjent tek Piramida". Në orën 21:20, ai shkoi edhe vetë t'i takojë grevistët, duke u pritur me brohorima. Mesazhi i tij ishte që "Rama paraqet Janukoviçin e Ballkanit dhe shqiptarët duhet t'i sillen Janukoviçit, siç e meriton."
Policia që mban zonën nën kontroll, ka dërguar në komisariatin nr.1, kryetarin e Forumit Rinor të PD-së së Kombinatit, i cili nuk u la vetëm nga deputetët Helidon Bushati dhe Mesila Doda. Ai u mbaj vetëm pak minuta në komisariat dhe pas pak, doli prej tij.
Rreth orës 20:00, pranë Piramidës u instaluan një çadër dhe dy banja portative, që tregonin se grevistët kishin planifikuar të qëndronin edhe gjatë natës aty. Militantë të PD-së dhe deputetë u konfrontuan me policinë, që nuk i lejoi të vendosnin WC-të pranë grevistëve.
ORA 23:30 EMRAT E GREVISTEVE QE HYNE NE ÇADER
"A1Report! mëson emrat e grevistëve të urisë: Nertila Qafzezi, Petrit Fejzullaj, Artan Murrizi, Olgerta Shkurti, Vera Picari, Hastit Likaj, Agron Dervishi, Ludovik Berisha, Glaudiola Bardhoshi dhe Prek Vuka.
ORA 22:40 IKEN BERISHA, VJEN BASHA: RAMA,. MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH
Pas largimit të Berishës, tek grevistët e urisë ka shkuar duke u ulur në mes të tyre, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi: "Janë njërëz që janë larguar pa asnjë motiv nga puna, por vetëm ga urrejtja e Edi Ramës. Ne si opozitë i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t'i mbështesim me të gjitha mënyrat e ndryshme. Ata kanë shkuar në gjykata dhe kanë fituar, por janë përballur me shurdhërinë dhe verbërinë e Edi Ramës, që vazhdon avazin e trajtimit pa shpirt të këtyre njerëzve.
Kjo është një kauzë humane, por edhe politike për ne si opozitë; i përgëzoj për shpirtin e qëndresës që e mbështesin këtë të drejtë thelbësore. I garantoj se PD-ja dhe opozita do jetë mbështetje e kësaj të drejte në këtë kauzë për të cilën janë vendosur.
Është e dhimbshme të shohësh sesi këta njerëz shtyhen drejt këtij akti të fundit të njeriut, një akt vetëflijimi, sepse kupola refuzon të zbatojë vendimin e gjykatave, sepse ky nuk është një realitet europian.
Me pashpirtësinë që i karakterizon, ata vendosën t'u dhunojnë edhe të drejtën për të bërë grevën e urisë. Sjellja e njerëzve që ngritën dorë kundër këtyre nënave, motrave, është dh...