10 të ikur nga administrata hyjnë në grevë urie, Berisha: Rama do përballet me qëndresë të fuqishme

2015-08-22 0

Tirane-10 përfaqësues të larguar nga administrata, 4 gra dhe 6 burra nisën rreth orës 21:00 grevën e urisë në çadrën e ngritur në krahun e majtë të kryeministrisë, përpara piramidës.
Të larguarit nga administrata ishin para piramidës që në mesditë, në përpjekje për të ngritur çadra në mënyrë që ata të futeshin në grevë urie. Por nuk janë lejuar nga forcat e policise, sepse sipas kësaj të fundit nuk kishin dokumentacionin për të zhvilluar grevë.
Më herët grevës së të larguarve nga administrata i janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Sali Berisha, të cilët kanë kërkuar që policia të lejojë të zhvillohet greva, sepse ajo është e ligjshme dhe demokratike.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange