Tirane-Një përfaqësi e shoqatës së të larguarve nga administrata kanë hyrë në grevë urie prej orës 12:30 për të kërkuar kthimin në punë duke zbatuar vendimin e Gjykatës.
Ata kishin vendosur të ngrinin një çadër pranë kryeministrisë, por nuk janë lejuar nga policia.
Në orën 20:00 të larguarit nga puna përpaslen me policinë, sepse kjo e fundit nuk ka lejuar që përfaqësuesit e të larguarve nga puna të vendosen tualetet dhe objekte të tjera për t'i ardhur në ndihmë misionit për të qëndruar në grevë. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë revoltuar me policinë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/