"Institucionet e sigurisë në Shqipëri kanë mbivendosje dhe janë të fragmentura, andaj duhet miratuar sa më parë dokumenti i ri i strategjisë kombëtare".
Mbi këto argumente prezatoi draftin zv- Ministri i Jashtëm ,Sokol Dervishaj para anëtarëve të Komisonit të Sigurisë, ku opozita mungoi.
Dervishaj propozoi ngritjen e një strukture të re, me qëllim analizen e informacioneve që vijnë nga institucionet e ndryshme, duke nënvizuar se ky organizëm nuk do cënojë kompetencat e institucioneve të tjera .
"Institucionet tona në raport me kontekstin apo konceptin e e gjerë të sigurisë, ende funskionojnë të fragmetuara, pra nuk ka një kohezion apo qasje proactive të raportit dhe reagimit të institucioneve tona ndaj kontekstiti dhe konceptit të sigurisë. Ndaj qasja ka qenë më shume reactive apo reaguse, pra post faktum. Nëpërmejt këtij dokumenti ne përpiqemi të sjellim një qasje të re në raport me sigurinë për t'i dhënë përparësi efekteve proactive", tha zv-ministri Dervishaj.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/