PS: S'mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme pa një riformatim të KQZ-së

2015-08-22 2

Maxhoranca paralajmëron nismën e ri: Riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në Komisionin e Ligjeve kur po raportonte kryetarja e KQZ-së, deputeti i PS-së Blendi Klosi deklaroi se s'mund të shkohet në zgjedhjet e ardhshme pa një riformatim të KQZ-së.
Nga ana e saj PD e quan një tjetër sulm që kjo mazhorancë po i bën institucioneve të pavarura.
Ndërkohë Kryetarja e KQZ-së akuzoi partitë politikë se kanë cënuar administrimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Pjesë nga debati sot paradite në Komisionin e Ligjeve
KQZ, Lefterie Lleshi: Administrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit u cenunua nga partite politike. Partitë tërhoqën komisionerët e trajnuar dhe bënë zënvendësimin e tyre në çdo kohë.
PS, Blendi Klosi: Kemi një Komision Zgjedhjesh të përgjysmuar, kjo gjë ka sjellë probleme në funksioninim e tij. Nëse nuk do kishte nje diferencë të thellë votash më 23 qershor, do të kishim pasur probleme me procesin. Kjo diferencë e thellë votash mes partive në zgjedhje, e bëri të pavlefshme lojën e PD. Numërimi elektronik nuk dështoi për çështje teknike, por ishte i qëllimshëm për të hedhur hije dyshimi mbi zgjedhjet. Nuk mund të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme pa një riformatim të KQZ-së
PD, Oerd Bylykbashi: Mazhoranca po bën gati goditjen e radhës ndaj institucioneve të pavarura. Duket që mazhoranca do të riformatojë një institucion që është konsensual
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/