Lezhë, asnjë investim në lagjen "Gurra", banorët: Bashkia të ndërhyjë

2015-08-22 2

Është pjesë e qytetit të lezhës por duket sikur nuk i përket atij. Pamja e saj e largët është mbresëlënëse, por ndryshe është brendësia e lagjes "Gurra".
Asnjë vëmendje nuk i kushtohet kësaj lagjeje të vjetër që ka ruajtur thuajse të plotë strukturën e saj. Infrastruktura rrugore, ujërat e zeza, mbetjet dhe mungesa e hapsirave të gjelbërta, janë elementë që i mungojnë kësaj lagjeje.
Banorët e saj, veç keqardhjes mbi këtë gjendje që mbizotëron, kërkojnë që bashkia të jetë e pranishme me investimet e saj.
Nuk kanë mjaftuar deklarimet dhe propaganda për miliona euro investime në Lezhë, por lagjja "Gurra" është përjashtimi e të gjithë këtyre pretendimeve. Të hershme apo të vona, këtu premtimet kanë qenë të vazhdueshme, por po kaq e vazhdueshme ka qenë edhe harresa ndaj këtyre banorëve që vetëm emrin kanë qytetar të Lezhës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/