A1 Report - NATO, thirrje Rusisë për tërheqjen e trupave nga Ukraina

2015-08-22 1

NATO i bëri thirrje Rusisë që kësaj radhe ta mbajë fjalën dhe të tërheqë trupat përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, pasi ajo nuk kishte parë asnjë shenjë që ushtarët të ktheheshin në bazat e tyre. Thirrja erdhi pas deklaratës së zëdhënësit të presidentit rus, i cili tha se Putini kishte urdhëruar që 40 mijë trupat pranë kufirit me Ukrainën të ktheheshin në kazermat e tyre. Sipas tij tërheqja kishte filluar, por duhej kohë.
Por megjithë deklaratën e Moskës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusssen, u shpreh se nuk kishte asnjë shenjë të tërheqjes së trupave. Ai tha se kjo ishte deklarata e tretë e Putinit për tërheqjen e trupave ruse, por deri tani nuk kishin parë asnjë shenjë tërheqjeje. Tërheqja e trupave ruse sipas tij do ishte hapi i parë për zbutjen e situatës. Zgjedhjet presidenciale të së dielës në Ukrainë janë vendimtare, shtoi Rasmusen, dhe Rusia dhe separatistët ukrainas duhet të përmbahen për të siguruar se ato do të shkojnë sipas planit.
Nga ana tjetër edhe administrata Obama u tregua skeptike për urdhrin e Putinit, ndërkohë që Kievi tha se po monitoronte zonën që të sigurohej se trupat po ktheheshin në bazat e tyre të përhershme. "Siç e dini e kemi dëgjuar edhe më parë këtë premtim dhe nuk kemi parë ende ndonjë shenjë që është përmbushur" u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë s