Ish ambasadori shqiptar në Maqedoni thotë se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i tensioneve në Maqedoni.
Në një intervistë telefonike dhënë sot për gazetarin e Ora News Patrik Sadikaj ish ambasadori Arben Çejku i kërkon Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe shtetit shqiptar të reagojë në mënyrë më të drejtëpërdrejtë pasi po cënohen interesat e shqiptarëve.
"Ngjarja duhet të izolohet sa më shpejt pasi palët janë të ngopura nga një propagandë nacionaliste. dhe një formatimi të një koalicioni qeverisës që endet përreth nga sindromi etnitetit. Institucionet bënë punë të mirë por ka ende vend për të punuar. Nuk duhet lejuar përshkallëzimi I tensionit. Për një shtet të brishtë siç është Maqedonia integrimi i brendshëm është përcaktues për integrimin europian. Të gjithë faktorët duhet të veprojnë të qetësojnë situatën. Inkurajon MPJ dhe shtetin shqiptar të ketë reagim më të shpeshtë dhe të jetë më drejtëpërdrejtë kur është fjala për cënimin e stabilitetit në rajonin ku janë shumicë shqiptarët apo kanë rol të rëndësishmë në stabilitetin e këtyre shteteve që na rrethojnë," u shpreh ish-ambasadori Çejku.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/