Tirane- 96 kilogramët e eksplozivit sekuestruar të hënën, e 19 majit në Tiranë kanë dalë nga depot e ushtrisë shqiptare dhe katër personat e arrestuar shërbejnë ose kanë shërbyer në ushtri.
Lënda eksplozive raportohej si e shkatërrura nga 4 personat, ndërsa në të vërtetë ajo hidhej në treg dhe shitej me një vlerë prej 1 mijë eurosh për kilogramë.
I arrestuari Ilir Dhimo ka shërbyer si kapiten në sektorin e asgjesimit të municioneve, ndërsa Artur Çelo ka patur detyrën e ushtarit profesionist, Pëllumb Daci gradën major,ish zevendës komndant pranë Forcave të Armatosura, kurse Emild Taku ka qënë ushtar në batalionin e transportit.
Ka dyshime të forta që këta persona e kanë marrë C4 nga reparti i Ndroqit në Tiranë,ku fillimisht e raportonin të shkatërruar.
Më pas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e hidhnin në treg duke e shitur thuajse në të gjithë vendin.
Por deri më tani nga hetimet nuk ka rezultuar që këta persona të bënin montimin e bombave me C4.
Aktiviteti i këtij grupi mendohet të ketë filluar që në vitin 2010,ku ata kanë qënë pjesë active e ushtrisë.
Ndërsa nga kjo kohë e deri në momentin e arrestimit dy ditë më parë,dyshohet se kanë shitur rreth 100 kilogramë të tjera C4,sasi e cila është përdorur në ngjarje kriminale kryesisht në tiranë,krujë apo edhe ne qytetet të tjera.
Operacioni i policisë së Tiranës, mbrëmjen e të hënës i koduar Porosia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të katër ish-ushtarakëve,në kohën kur do të shisnin 10 kilogramë eksploziv. Ndërkohë që pas kontrollit të banesave të tyre u bë i mundur bllokimi i 96 kilogramëve C4,sasia me e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia shqiptare.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/