A1 Report - Lezhe, tregtimi i produkteve shtazore jashte standardeve

2015-08-22 1

LEZHË - Tregjet në qytetin e Lezhë nuk përmbushin standardet për tregtimin e produkteve me origjinë shtazore.

Konstatimi është prezantuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit në Lezhë,fakt për të cilin u janë drejtuar me shkresë edhe institucionëve vendore, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Drejtori i AKU-së në Lezhë, Lek Prendi ka kërkuar më tepër bashkëpunim mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore, sidomos gjatë kësaj periudhë kur temperaturat janë gjithnjë në rritje, kjo si mundësia e vetme për të garantuar konsumatorët.

Prendi ka shtuar se në mungesë të këtij bashkëpunimi do t'u drejtohet sërish me shkresë, njësive vendore duke shpresuar që të ketë edhe reagim nga ana e tyre.

Problemet me sigurinë ushqimore ne tregun e lirë apo tregjet informale janë trajtuar edhe më parë nga media, por nuk ka marrë vlerësimin e bashkisë së këtij qyteti, si autoriteti përgjegjës i kësaj situate.