A1 Report - Levan-Tepelene, vidhen per skrap mbrojteset anesore

2015-08-22 0

FIER - Aksidentet me pasoja fatale nuk janë i vetmi tipar dallues i autostradës Levan -Tepelenë. Ky aks rrugor prej kohësh është në qendër të sulmeve të hajdutëve të skrapit, të cilët grabisin pjesët metalike të anësoreve të rrugës.

Bulonat dhe kavot lidhëse janë pjesët më të lehta për tu grabitur.

Masat e ndërmarra nga drejtoria e rrugëve dhe policia për ta parandaluar këtë problem kanë qenë të pakta.

Vjedhjet kryhen zakonisht gjatë natës nga banorë të zonës, ndërsa deri tani nuk është ndalur asnjë person lidhur me këto grabitje.

E njëjta panoramë është në aksin Levan Vlorë, ku pjesët metalike të mbrojtëseve anësore janë prerja e preferuar e hajdutëve të skrapit.

Nëse vjedhjet vijojnë me këtë ritëm pasojat do jenë të rënda, teksa ky segment rrugor mund te ngelet edhe pa mbrojtëse anësore.

Sezoni turistik ka nisur, ndërsa ky fenomen nuk pritet tu lërë përshtypje të mirë pushuesve që u duhet për përshkojnë këtë segment rrugor.