TIRANË -- "A1Report!" ka siguruar pamjet ekskluzive të arrestimit të katër të akuzuarve si grupi i shitjes së tritolit, pas operacionit të policisë të koduar "Porosia".
Në pamje duken të arrestuarit, pasi janë kthyer nga marrja e gjurmëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për në ambientet e izolimit të Komisariatit numër 2. Ata janë: Artur Çelo, 40 vjeç; Emild Taku, 27 vjeç; Pellumb Daci, 46 vjeç dhe Ilir Dhimo, 36 vjeç.
Katër të arrestuarve policia u ka sekuestruar 96 kg ekploziv C4 si dhe një sasi të madhe me detonatorë dhe fitil zjarrpërcjellës, si edhe një sasi të madhe fishekësh.