CERRIK - Rreth 90 familje në qytetin e Cërrikut një ditë pas tërmetit që dëmtoi banesat e tyre jetojnë tek të afërmit osë në konviktin e shkollës së mesme të qytetit.
Apartamentet e tyre në pallatet numër 13, 86 dhe 88 të këtij qyteti kanë pësuar dëmë të konsiderueshme nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa me urdhër të punonjësve të drejtorisë së emergjencave, këto familje janë dëtyruar të brakstisin shtëpitë e tyre.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report japin një panoramë të qartë të situatës në këto banesa, të cilat tashmë janë shqetësimi kryesor i pronarëve të tyre.
Shumë prej familjeve të dëmtuara nga tërmeti kanë zgjedhur të strehohen tek të afërmit, ndërsa këto 9 familje strehën e kanë gjetur në ambjentet e shkollës mesme të qytetit, ndërsa kushtet në kushtet në këto ambjente nuk kanë nevojë për koment.
Kreu i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha, bën një bilanc të dëmeve që shaktari tërmeti i një ditë më parë në qytetin e vogël.
"Jemi në një faze emergjence dhe si e tillë po operojmë me të gjitha mundësitë që kemi ne si bashki. Aktualisht kemi strehuar 9 familje pranë konviktit të shkollës së mesme dhe pjesa tjetër e banorëve janë strehuar pranë të afërmve të tyre. Bashkia jonë nuk ka fonde të mjaftueshme për t'i ndihmuar për një kohë të gjatë këto familje dhe, për këtë arsye unë i bëj thirrje të gjithë instancave përkatëse të ndërhyjnë sa më parë." u shpreh kreu i bashkisë Servet Duzha
Ndërkohë toka vazhdon të lëkundet, teksa në mëngjes dhe në mesditë janë shënuar dy goditje të tjera me magnitudë më të vogël se ajo e së hënës që shkaktoi dëme. Goditja e parë me magnitutë 4.5 e shkallës rihter me epiqendër 9 km në jug të Cërrikut rreth orës 06:45 dhe goditja e dytë me magnitudë 3.6 u ndje rreth orës 13:22 të ditës së sotme.