TIRANE - Presidenti i Austrisë Heinz Fisher ka filluar një vizitë zyrtare në Tiranë, me fokus rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Fillimisht Fisher u prit në një ceremoni zyrtare në Presidencë dhe pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë për mediat. Presidenti Nishani ka zgjedhur t'i japë përgjigje edhe pyetjeve të sikletshme që erdhën nga gazetarët, në lidhje me konfliktin e hapur me opozitën. Nishani mes të tjerash e konsideroi reformën në drejtësi si tejet të rëndësishme për integrimin.
"E sigurova presidentin se biznesi austriak do të vazhdojë të gjejë një ambjent miqësor dhe se qeveria do të jetë krah tij nëpërmjet politikave letësuese, reformë në administratë etj. Vura në dukje dhe gjeta mirëkuptim se marrja e statusit këtë qersshor është ndalesa e radhës në itinerarin e saj europian. Është stimul inkurajues për të ardhmen. Shpreha vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar reformat në përgjithësi, me fokus të vecantë reformin e plotë të drejtësisë nëpërmjet një procesi transparent dhe duke e ruajtur nga ndikimet politike dhe grupeve të interesit", u shpreh kreu i Shtetit.
Kreu i shtetit austriak Heiz Fisher, foli për reformat që i duhen vendit për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Por nënvizoi se vendi e meriton statusin kandidat.
"Është shumë e rëndësishme në përpjekjet tona të përbashkëta, si është përmirësimi i klimës së investimeve, lufta kundër korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor. Shqipëria po përpiqet të luajë rol të moderuar në rajon në marrjen e vendimeve dhe negociatave të ndryshme që bëhen, të njëtën gjë përpqen të bëjnë edhe vendet e tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit", u shpreh Fisher.
Presidenti Austriak po viziton Shqipërinë, sëbashku me një grup prej 70 sipërmarrësish austriak, për të shqyrtuar mundësinë e shtrirjes së bisneseve të tyre ne vend.