Në Gjorçe Petrov sot qetë, por me tensione

2015-08-22 1

Xhama të thyera dhe dyqane të shkrumbuara, këto janë pamjet e sotme nga lagja Gjorçe Petrov. Ndonëse në dukje situata e qetë, megjithatë te banorët e lagjes ekziston shqetësim. Pas vrasjes së maturantit dhe situatës nëpër rrugët e Gjorçe Petrovit, edhe sot vërehej prezencë e shtuar e policisë.

'Djali kthehej në shtëpi ka ora 21 mbrëmë. Këtu çdo gjë kishte qenë e bllokuar dhe nuk kanë mundur të kalojnë. Kishte qenë si situatë lufte. Kanë thyer dhe shkatërruar, ndërsa fëmijët kanë qenë të veshur me kësula të zeza. Ka qenë situatë lufte. Rrugët e bllokuara dhe kanë shkuar përreth që të arrijnë në shtëpi', tha një banore.

Banorët janë shumë të shqetësuar dhe thuajse as nuk duan të flasin para kamerave. Ata që folën, gishtin e drejtuan te politikanët.

'Dhunë e paparë. Të gjithë duhet të burgosen. Kështu ka qenë më herët dhe ka pasur qetësi, njerëzit kanë mundur të flejë në rrugë. Tani as në shtëpi nuk mund të jesh i qetë, në autobus nuk mund të hipësh nga hajdutët. Ua vjedhin kuletat në pik të drekës kur voziten pensionistët. Kjo është për t'u gjykuar, nuk e di kush e ka bërë këtë, por këtu nuk ka dallim as në fe e as në komb, ka vetëm njerëz të mirë dhe kriminel', u shpreh një banor.

'Punë e keqe na pret, nuk behët shtet me këta që janë në pushtet', tha një banor tjetër.

Pronarët e dyqaneve që u thyen dhe dogjën mbrëmë nga turma e revoltuar, sot i sanonin dëmet, ndërsa policia bënte kontroll në vendngjarje. Të gjithë e gjykojnë vrasjen e të riut, por kërkojnë mbrojtje nga policia dhe se vrasja që ka ndodhur nuk guxon të merr parashenjë etnike.

Të gjithë apelojnë për qetësimin e situatës dhe të përmbahen nga provokimet e mëtutjeshme.

"Çdoherë ne kemi probleme me të Gjorçes. Kjo nuk është rasti i parë, për çdo incident i vogël që bëhet, ata hakmerren me neve këtu. Kjo është hera e katërt", tha një pronar dyqani.

"Siç e shifni vetë, lokalet i kemi të djegura. Na vjen keq për djalin që ka vdekur, por nuk kemi faj ne dyqanxhinjtë, se nuk është puna vetëm në këtë rast që ka ndodh, ne për çdo vit i kemi të thyer lokalet prej maqedonasve. Një lokal kushton 100 mijë euro të rregullohet. Ka mbi 3 milion euro lokale të djegura të shqiptarëve në Gjorçe. A ka dikush që interesohet në këtë shtet, apo nuk ka. Ose të dalim vetëm ne të ruajmë siç dimë, atëherë do të jetë ma mirë...", u shpreh një pronar tjetër.

"Prej 2001 deri tash të paktën 7-8 ka ndodh kjo. Çdoherë që ka ndonjë ekses diçka, dyqanet tona janë fajtor për këtë", tha një tjetër pronar.

Pas vrasjes së maturantit Angel P, në shenjë revolte një grup më i madh i qytetarëve u mblodhën dhe shkaktuan incidente nga Porta Vllae deri te komuna e Gjorçe Petrovit. Në shuarjen e zjarreve që i shkaktuan mbrëmë protestuesit, reaguan ekipet e zjarrfikësve, ndërsa në përpjekje për të qetësuar situatën, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të policisë. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange