Ka shkuar në 30 numri i viktimave në Bosnjë nga përmbytjet, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohet se janë të lënduar. Por autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe më tepër viktima. Pos viktimave, në Bosnjë janë shkatërruar në tërësi mbi 100 mijë shtëpi ,ndërsa nga rajonet e përmbytura janë evakuuar mbi një milion banorë. Qytetet si Shamaci, Orashja, Bërçkoja e Bijelina që gravitojnë në veri dhe lindje të Bosnjës, mbeten nën ujë. Ndërkaq në Sarajevë dhe rrethinë, janë shfaqur rrëshqitje të tokës, me ç'rast banorët janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Bosnja rrezikohet edhe nga epidemia, ndërsa autoritetet thonë se kanë ndërmarrë masa për të parandaluar një gjë të tillë.
Nga përmbytjet në Kroaci është konfirmuar edhe për viktimën e dytë nga përmbytjet. Pavarësisht uljes së nivelit të ujit, banorët e Kroacisë Jugore vazhdojnë të evakuohen.
Gjenerali i forcave të armatosura të Kroacisë, Drago Lovriq deklaroi se janë evakuuar edhe 15 banorët e fundit, banorë të Gunjas. Bilanci i përgjithshëm nga përmbytjen që përfshinë Ballkanin ditëve të fundit, arrin rreth 50 të vdekur. Adrian Kerimi