Basha: Droga është shkatërrim, të bashkuar do ti mposhtim kartelet

2015-08-22 0

Elbasan-Kryetari i PD, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje nga Elbasani qytetarëve të bashkohen kundër të keqes më të madhe që po kërcënon çdo ditë shoqërinë shqiptare trafikun e drogës. Droga sjell dhunë konflikte viktima dhe izolim, tha zoti Basha
"Droga nuk ka qenë kurrë mundësi, nuk ka qenë kurrë opsion, ka sjellë shkatërrim, ka hapur varre, ka sjellë fatkeqësi, ka kthyer njerëzit kundër njëri-tjetrit, prindërit kundër fëmijëve, fëmijët kundër prindërve, fqinjët kundër njëri-tjetrit, ka tronditur themelet e shoqërisë, ka kapur shtetin, ka kapur Qeverinë, ka kapur Policinë, ka kapur demokracinë, ka kërcënuar liritë, ka kërcënuar qytetarët, ka marrë peng të ardhmen, ky është realiteti i drogës", tha Basha.
Sipas Bashës këto 9 muaj kane vërtetuar se shqiptarët jetojnë më keq. Ai theksoi se nuk mund të ketë asnjë përparim për asnjë shoqëri që mendon apo tundohet nga paratë e drogës si rrugëdalje nga kriza.
"Ekonomia poshtë e më poshtë, vendet punës poshtë e më poshtë, konsumi poshtë e më poshtë, kreditimi poshtë e më poshtë, e vetmja gjë që lulëzon është droga dhe trafiku i drogës. A janë sot shqiptarët më mirë?! Janë më keq. Jemi të vendosur që të gjithë shqiptarët e bashkuar kundër këtij halli të madh, kundër kësaj mynxyre të madhe që na ka zënë të rreshtohemi të bashkuar para selisë së përgjegjësit numër një, të premten para Kryeministrisë në Tiranë. Bashkohuni në shesh me ne! Prania në shesh është forcë, është energji, është përgjegjësi, është fitore. Të gjithë të bashkuar jemi më të fortë se narko-trafikantët, madje edhe më të fortë se narko-trafikantët plus qeveria", tha Basha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange