Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi sot në orën 11:00 aleatët për të diskutuar në lidhje me protestën që do të zhvillohet të premten para kryeministrisë.
Takimi u zhvillua në selinë blu me dyer të mbyllura dhe më pas kreu i PD-së Lulzim Basha doli me një deklaratë për shtyp për të thënë se të premten para Kryeministrisë do të jetë aleanca kombëtare kundër drogës
"Sot kemi mbledhur tryezën e koalcionit opozitar për të bashkëndarë me ta axhendën qyetarë dhe opozitare të aksionit politik kundër kartelit të drogës. Kemi konkluduar në një mendje për ngritjen dhe institucionalizimin e një Aleance Kombëtare kundër drogës që do jetë në ballë të protestës popullore, aksionit opozitar dhe mbarëqyetarë kundër drogës që do të intensifikohet ditën e premte me protestën para Kryeministrisë, para selisë së njeriut që është sot përgjegjësi numër një për situatën e paprecedentë," tha Basha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/