ILDKP, rrëzohet dekreti, Braho: Nishani e di se edhe ai shkarkohet nga Kuvendi

2015-08-22 1

Tirane- Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit për kthimin në Kuvend të disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë".
Ky dekret u rrëzua vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita u largua nga mbledhja.
Spaho deklaron se presidenti të mos harrojë se Kuvendi e shkarkon edhe atë dhe nëse do të ankohet në Kushtetuese.
"Presidenti në relacionin shoqërues pranon se nuk ka kompetencë. Cfarë kërkon kompetencë ekstra?! Presidenti e di shumë mirë që edhe ai vetë zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë. I bëj thirrje presidentit të dalë nga handikapi ku ka futur Gjykatën e Lartë. Ka më shumë se 5-6 muaj që presidenti duhej të sillte dhe të mbështeste vendet vakante në Gjykatën e Lartë kjo është shkelje e rëndë e ligjit. Nuk merremi me edukimin ligjor të Presidentit, kam respekt personal por ka marrë një drejtim e të rishikojë drejtimin e tij. Meqë bëhet fjalë për intepretim të Kushtetutës el të ankohet në Gjykatën Kushtetuese"
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/