Akuzat e Partisë Demokratike se qeveria është e përfshirë në trafikun e drogës dhe të mafies nuk kanë të ndalur. "Një martesë mes mafies dhe politikës", kështu është shprehur deputetja e PD, Jozefina Topalli në intervistën e mbrëmjes në Ora News me gazetarin Drini Zeqo.
"Me mafien në tërrësi është bërë betejë, të majtë apo të djathtë. Në zgjedhjet e fundit dhe në muajt e fundit unë shoh se ka një pajtim nje dakortësi, një martesë mes mafies dhe politikës dhe mua kjo më shqetëson", tha Topalli.
Deputetja Topalli ka hedhur akuza se në Parlament ka njerëz, për të cilët ka "një errësirë të plotë mbi burimin e parave dhe pasurimin e tyre".
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/