Tiranë, sekuestrohet një sasi eksplozivi, arrestohen 5 persona

2015-08-22 0

Tiranë- Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozivi është sekuestruar mbrëmjen e sotme dhe janë arrestuar në flagrancë 5 persona, të cilët po tentonin të shisnin lëndën e eksplozivit. Nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës së eksplozivit.
Operacioni është zhvilluar në rrugën "Sadik Petrela", por policia nuk jep detaje të shumta për këtë operacion.
Ndërkohë që operacioni vijon, nga policia priten edhe arrestime të tjera.
Sekuestrimi i eksplozivit u bë pas një hetimi disa mujor me metoda speciale.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange