A1 Report - Hoshi: Termeti ka vijuar deri ne oren 6:05, po verifikojme demet

2015-08-22 10

TIRANE - Qerim Hoshi, Drejtor i Komandimit të Emergjencave Civile, në një intervistë ekskluzive për A1 Report tha se situata është nën kontroll dhe se dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë vetëm materiale. Hoshi tha se pas lëkundjeve të para janë shënuar gjithsej 6 lëkundje të tjera tërmeti ku më e madhja është e para me magnitudë 5.2 rihter.

Ai theksoi se lëkundjet sizmike kanë filluar rreth orës 3 dhe kanë vazhduar deri në orën 06:05 minuta por kanë qenë më të lehta. Më tej Hoshi theksoi se po punohet për verifikimin e dëmeve të shkaktuara ndërsa shtoi se së shpejti do të jetë gati shërbimi pa pagesë në numrin 112 ku qytetarët do të kenë mundësinë të njoftojnë vetë për lëkundjet.

Intervista e plotë e Qerim Hoshit dhënë për A1 Report:

Kur është sinjalizuar për lëkundjet e tërmetit?

Konkretisht në orën 02:59 është marrë njoftmi për një tërmet të shkallës 5.2 rihter dhe menjëherë specialisti është lidhur me specialistin e Elbasanit ku ka konfirmuar lajmin dhe i ka kërkuar të japë informacione.

Sa tërmete kanë rënë?

Pas tërmetit të parë janë ndjerë edhe 6 tërmete të tjerë më të vegjël të cilët kanë zgjatur deri në orëm 06:05 minuta dhe deri tani nuk ka dëme në njerëz por ka dëme të vogla.

Sa i shpejtë është reagimi i qendrës suaj dhe cilat kanë qenë masat e marra?

Duke qenë se shërbimi është i organizuar në 24 orë edhe veprimi është mjaft i shpejtë sepse informacioni merret me telefon dhe dhe me email. Po verfikojnë dëmet dhe njësitë janë të detyruar të ngrejnë komisione të vlerësimit të dëmeve. Qendra operacionale e ka detyrim ligjor të bëjë verifikim të saktë të informacionit dhe kapacitetet tona, bashkëpunojmë ngushtë me ministrinë e linjës, grupet e avari shpëtimit. Qeveria ka dhënë ok për të njohur dëmin e shkaktuar.

Meqë jemi në prag të sezonit turistik, a ka ndonjë masë drejtoria juar për raportimin e lëkundjeve nga ana e vetë qytetarëve?

Ne na është dhënë udhëzim për të implentuar numrin 112 pa pagesë për ta përafruar ligjin tonë me atë të BE në raste emergjence. Jemi në procedurë për ta implementuar në rrethin e Tiranës fillimisht dhe shumë shpejt kjo do të arrihet në të gjithë vendin.

Free Traffic Exchange