POGRADEC- I cilësuar si një prej perlave të turizmit juglindor, Qyteti i Pogradecit ka çelur edhe për këtë vit sezonin turistik.
Pavarësisht temperaturave të luhatura dhe ditëve disi të freskëta përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme, Pogradeci është gjallëruar nga festa që i jep startin verës.
Në ceremoninë që organizohet çdo vit, kanë marrë pjesë ministrja Eglantina Gjermeni dhe homologu Kosovar Bernard Nikaj, ambasadori ynë në Kosovë Qemal Minxhozi si edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
Fjala e hapjes së këtij aktiviteti i takoi kreut të Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, i cili ka theksuar se qyteti i Lasgushit dhe vlerave, spikat për mikpritjen e tij, ndërsa theksoi se ndërsa turizmi është një sektor që po zhvillohet me shpejtësi.
Ndërkaq dy ministrat janë ndalur tek shkëmbimi i potencialeve turistike mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe veçanërisht promovimi i perlave turistike
Për disa orë ceremonia e çeljes së sezonit turistik e shoqëruar edhe nga panairi i përvitshëm i kanë dhënë qytetit larmi dhe gjallëri.