Pesë kamionë me nga 10 tonë ushqime, ujë dhe produkte higjienike u nisën sot nga magazinat e Kryqit të Kuq në lagjen "Momin Potok", drejt Serbisë. Ndihmat u grumbulluan nga qytetarët gjatë aksionit të djeshëm për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet në Serbi. Në grumbullimin dhe magazinimin e ndihmave, punuan vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq.
"Për momentin punojmë për të ndihmuar njerëzit në Serbi dhe Bosnjë dhe ka shumë njerëz human që dhurojnë ndihma. Ne jemi shumë të lodhur nga puna, por megjithatë do vazhdojmë", tha një vullnetare.
"Është pak e lodhshme, por patjetër të qëndrojmë dhe t'i ndihmojmë njerëzit. Ne shkarkojmë kamionët që vijnë dhe ndajmë ujin nga ushqimet dhe mjetet higjienike", deklaroi një vullnetare tjetër.
Nga Kryqi i Kuq thonë se nesër do nisen edhe kamionët me ndihma për në Bosnjë.
Ministri i Transportit Mile Janakievski përsëriti se situata në lumin Pçinja po stabilizohet.
"Nga dita në ditë, niveli i ujit po bie kështu që e përsërisë: Në Maqedoni nuk ka rrezik përmbytjesh. Siç u paralajmërua sot, kushtet e motit janë të volitshme. Ajo që mundemi ne si shtet të bëjmë, është dhurojmë për Serbinë për Bosnjën", u shpreh Mile Janakievski, Ministër i Transportit.
Vlera e dërgesës së sotshme arriti në 45 mijë euro. Pas hapjes së numrave për donacione, qytetarët dhuruan 3 milion e 700 mijë denarë përmes mesazheve telefonike, për personat e prekur nga përmbytjet në Serbi dhe Bosnjë. 3 milion denarë dhuroi edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë. Bojana Simonoviq