Fier, Enti i Banesave pezullon kreditë e buta, të pastrehët: Presim projektin tjetër

2015-08-22 29

Fier- 40 dosje janë pezulluar në Bashkinë Fier nga Enti Kombëtar i Banesave për perfitimin e kredisë së butë. Edhe pse familjet kanë dokumentacion të rregullt ende nuk ka një afat të përcaktuar për marrjen e kredisë për të pastrehët.
Luan Çala, Drejtori i Drejtorisë së Legjislacionit pranë Bashkisë ia atribuon këto afate Entit Kombëtar të Banesave, kur thotë se ky i fundit ka të drejtën të përcaktoj afatet e verifikimit.
Të 40 familjeve u janë pezulluar dosjet në bankë, në një kohë që shumë prej tyre kanë kaluar pronësinë e banesës në emrin e tyre. Situatë kjo që i ka përfshirë në konflikt me ndërtuesit e banesave për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve.
Përballë një situate të tillë, e vetmja zgjidhje është që këto familje duhet të presin miratimin e një projekti tjetër për të pastrehët, sepse Fieri ka plotësuar kuotën e përfituesëve të kredive të buta. Një projekt që nuk dihet ende se kur do të aprovohet përsa kohë që Enti i Banesave ndodhet në verifikimin e kredive të para.
Por situata financiare rëndohet edhe me shpenzimet e shumta të kryera për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, duke mbetur në pritje të përfundimit të verifikimit të kredive të para nga Enti i Banesave, për të vijuar me projektin tjetër për të pastrehët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/