Vrasja në Shkodër, Adoleshenti: Mora përsipër krimin, shoku do merrte gjakun tim

2015-08-22 1

Shkoder- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me Burg" për Alban Lulashin 17 vjeç (në foto), i akuzuar për vrasjen e 24 vjeçarit Altin Koçeku, ngjarje e ndodhur në 15 maj në fshatin Hot i Ri.
Seanca gjyqësore pati një zhvillim të papritur pasi i mituri ndryshoi dëshminë e tij para trupës gjykuese. Ndryshe nga sa kishte deklaruar në polici, Lulashi tha para togave të zeza se nuk kishte qëlluar ai me automatik në drejtim të automjetit Tip Benz, por kishte qëlluar shoku i tij Palush Demaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Krimin tha ai e mora përsipër pasi ma kërkoi Demaj, duke më thënë:
"Ti merr autorësinë pasi je i mitur, unë të marr gjakun"
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/