Aerodromi i Gjirokastrës, PD kundër: S'u betonizua as në komunizëm

2015-08-22 1

Partia Demokratike në Gjirokastër kundërshtoi sot betonizimin e aerodromit duke e konsideruar një skandal.
Kreu i grupit te keshilltareve te djathte bashkiak Bexhet Çobani tha se në vend të zhvillimit, qeveria Rama solli ne Gjirokaster bllokimin.
Sipas tij vendosja e këtyre blloqeve për bllokimin e aeroportit të Gjirokastrës , po krijon një dëm të madh psikologjik tek banorët e Gjirokastës,por edhe në zhvillimin e Turizmit. Një veprim i tillë tha Çobani nuk është kryer as në kohën e komunizmit.
"Në momentin që banorët e Gjirokastës prisnin lajmin e mirë nga Kryeministri , mbasi këtë e premtoj disa ditë më parë , dhe një nga deputetët e majtë të këtij Qarku, njëherazi ministër aktual, në një nga prezantimet e projekteve për Gjirokastrën, çuditërisht vjen bllokimi dhe i asaj pjese funksionale për emergjencat civile dhe transportin e shpejtë të të sëmurëvë me transportin e shpejtë drejt Tiranës. Vendosja e këtyre blloqeve për bllokimin e aeroportit të Gjirokastrës , po krijon një dëm të madh psikologjik tek banorët e Gjirokastës,por edhe në zhvillimin e Turizmit .
Pavarësisht se deri më sot nuk është përmendur ky aeroport në asnjë media apo informacion tjetër për trafik droge. Në këtë aeroport ekziston një repart ushtarak me shërbim 24 orësh, dhe me një distancë nga Drejtoria e Policisë 500 metra. Kohë e mjaftueshme për të neutralizuar cdo lloj ulje të paligjshme. Edhe në kohën e diktaturës kur ruheshin nga ulja e avionëve armiq , regjimi komunist vendoste fuqi për levizjen e shpejtë dhe mos dëmtimin e pistës,dhe për uljen e avionëve në rast avarie." tha Bexhet Çobani në një prononcim për median.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange