Gjykata lë në burg Gjeneralin Gjoka, akuzohet për abuzime deri në 6 mln lekë

2015-08-22 3

Berat- Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat, i ka komunikuar Komandantit të Brigadës Logjistike në Forcat e Armatosura, me gradë "Gjeneral Brigade" Syrja Gjoka, masën e arrestit "burg pa afat" për veprën penale "shpërdorim detyre".
Nën pranga gjenerali mbërriti dje pranë togave të zeza, ku i është komunikuar masa e arrestit që organi i akuzës lëshoi ndaj tij tre ditë më parë, duke sjell arrestimin.
Pala mbrojtëse mësohet të ketë kërkuar që gjykata të vendoste një masë më të lehtë sigurie duke e konsideruar Gjokën si të parrezikshëm për drejtësinë dhe zhvillimin e hetimeve.
Organi i akuzës, i përfaqësuar nga Tasim Puci, i kërkoi gjykatës lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm
Pasi janë dëgjuar palët gjykata e Beratit vendosi të cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe i komunikoi atij akuzën.
Komandanti i bazës logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, u arrestua mëngjesin e 16 majit në banesën e tij dhe menjëherë udhëtoi drejt qytetit të Beratit, ku tashmë do të jetë prokuroria që do të vijoj hetimet e kësaj cështje.
Nga hetimi rezultoi se gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e komandantit të repartit ushtarak 3200 në Kuçovë në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e strukturave eprore ka nxjerrë urdhrin për shkatërrimin e të paktën 7 objekteve në pronësi të FA.
Po ashtu gjatë hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komsionit të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin.
Sipsa një vlerësimi paraprak të bërë nga Ministria e Mbrojtjes kërkuar nga prokuroria për nevojat e hetimit rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundraligjshme është në vlerën e afërsisht 6 milionë lekëve të reja.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/