A1 Report - Gjika ndjek gjyqin e tij me sms A1 REPORT zbardh mesazhet

2015-08-22 3

TIRANE - Kreu i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika dhe pse fizikisht nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ndaj tij në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për falsifikim të dokumentave, është interesuar hap pas hapi se si ka shkuar procesi ku kanë dëshmuar dy vartësit e tij në Bashki, Drejtoresha Juridike Anila Cukani si dhe Drejtori i Infrastrukturës Ardian Musta.

Ndërsa në dëshminë e saj Drejtoresha Juridike deklaroi se lejet për të cilat heton Prokuroria, kanë kaluar në mbledhjen e KRRT, si dhe vota e saj për to ka qenë pro.

Teksa interesimi i kreut të bashkisë nuk ka munguar, A1REPORT ka mundur të sigurojë pamjet e komunikimit të zotit Gjika me vartësen e tij, drejtoreshën juridike në bashki Anila Cukani.

Siç e shihni nga pamjet është z.Gjika i cili me anë të nr të tij 068 20 00 510 i shkruan juristes:

Hë, Si vajte?

Cukani përgjigjet

Pyetje-përgjigjet si në prokurori.

E teksa i referohet prokurorëve, Cukani shkruan

Normal Nuk u hapën më tej.

Teksa z.Gjika pas dëshmisë që Cukani bëri sot para gjykatës, i shkruan vartes së tij

Ja e hoqe qafe

Ndërsa me buzqeshje Cukani përgjigjet, Po ty s'po të heq! Qafe :)

Më tej z.Gjika interesohet nëse ajo është pyetur nga avokatët mrbojtës duke shkruar: Po avokatët të pyetën?

Cukani përgjigjet

Av.Jo.

Më tej Cukani, mbyll komunikimin me eprorin e saj duke i shkruar se tani është Musta, duke ju referuar drejtorit të Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike në bashkinë Vlorë dhe ky anëtar i KRRT-së, i cili në dëshminë e tij deklaroi se lejet në hetim kanë kaluar në mbledhjen e Këshillit dhe ai ka votuar pro.