A1 Report - Shkoder, burg 17-vjeçarit: Mora fajin, por Koçekun e vrau shoku

2015-08-22 5

SHKODER - Vrasja më 15 maj në fshatin Hot i ri ka ngjallur polemika në Gjykatën e Shkodrës, i akuzuari Alban Lulashi se ka mohuar të ketë qenë ai autori i vrasjes duke akuzuar një person të tretë. Sipas 17-vjeçarit Lulashi vrasjen e ka kryer Palush Demaj. "Demaj më tha ti merr autorësinë përsipër, unë të marr gjakun. Por jam penduar se kam familjen e ngujuar"- u shpreh për ngjarjen 17-vjeçari Lulashi. Në seancën e sotme Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për Alban Lulashin.

VRASJA PAS SHERRIT
24-vjeçari Altin Koçeku u ekzekutua më kallashnikov në fshatin Hoti i Ri në komunën Rrethina pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatarin e tij. Altin Koçeku, 24 vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi e për pasojë ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë. Sherri ka nisur kur 24-vjeçari Koçeku ka qenë brenda një lokali në fshatin Hot kur ka nisur të debatojë me 17-vjeçarin Alban Lulashi po nga fshati Hot i Ri. Sipas dëshmitarëve debati ka degjeneruar deri në fyerje të rënda mes dy të rinjve.

HETIMET PËR KRIMIN
Pas krimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Menjëherë është ngritur një grup hetimor që ka nisur zbardhjen e këtij krimi. Policia tha se, ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve që ndodheshin në vendngjarje. Ata kanë bërë edhe shoqërimin e 17-vjeçarit të dyshuar për krimin, Alban Lulashi, po nga fshati Hot i ri. Sipas bluve shkak i ngjarjes ka qenë konflikti i çastit në mes të rinjve. Brenda 5 ditëve ky është krimi i dytë me vrasje në Shkodër.

Free Traffic Exchange