A1 Report - Kupa e Shqiperise, pranga 3 te rinjve, dhunuan tizofet e policet

2015-08-22 2

TIRANE -- Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Kukësit është shoqëruar me incidente. Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin "Qemal Stafa" kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të tifozëve si dhe ndaj punonjësve të policisë.

Arselon Ahmeti 19 vjeç, Ylber Vata 18 vjeç dhe Zini Duraku 28 vjeç janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme pasi menjëherë pas ndeshjes kanë dhunuar tifozët e Flamurtarit të Vlorës dhe kanë kundërshtuar e qëlluar edhe ndaj forcave të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Kundërshtim të punonjësve të policisë ". "Goditje për shkak të detyrës"dhe "Prishje te rendit dhe sigurisë Publike", nenet 236, 237 dhe 274 të Kodit Penal.

TË ARRESTUARIT
Arselon Petrit Ahmeti 19 vjeç, banues në Tiranë
Ylber Qemal Vata 18 vjeç, banues Valias i ri Rr Jon Kamëz , i dënuar me pare për vjedhje.
Zini Xhevat Duraku 28 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, me arsim 8-klasë

Free Traffic Exchange