Italia sekuestron 900 kg marijuanë, ishte transportuar nga Shqipëria përmes detit

2015-08-22 1

Itali- Policia italiane shkatërron një rrjet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa ka sekuestruar 900 kg marijuanë, e cila dyshohet të jetë trasnportuar në rrugë detare nga Shqipëria.
Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një garazh në Stoccolma, zonë e qetë periferike e Fiumicinos, ku sic raportojnë mediat italiane është një kompleks i madh ndërtesash me qindra garazhe nëntokësore.
Ndërkaq policia ka arrestuar dy shtetas italianë I.A 35-vjeç dhe C.M 37 vjeç si posedues të drogës. Marijuana ishte e paketuar në pako me madhësi të ndryshme, e mbështjellë me letër natriban për tu mbrojtur nga lagështira.
900 kg e marijuanës së sekuestruar mendohet se është transportuar në rrugë detare nga Shqipëria, pasi policia italiane ka gjetur gjurmë të rërës së laguar në shumë nga pakot e drogës.
Zgjedhja e vendit nga banda kriminale, tregon qartazi edhe përpjekjen për të fshehur gjurmët e ngarkim -shkarkimeve të drogës.
Autoritetet policore italiane kanë dyshime të forta se rrjeti në fjalë është një organizatë kriminale në nivel ndërkomëtar, për të cilin po vijojnë hetimet nga instancat përkatëse.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange