A1 Report - Fondi per nxitjen e punesimit, ndarja nuk do te jete selektive

2015-08-22 2

GJIROKASTËR - Interesi i bizneseve në Gjirokastër për të përfituar nga fondet për nxitjen e punësimit është tepër i lartë. Ky fakt është konfirmuar nga Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, gjatë një takimi që zhvilloi me grupet e interesit në qytetin e gurtë. Kojdheli theksoi se ndarja e fondeve nuk do të jetë selektive.

Modernizimi i shërbimeve të punësimit dhe programet e nxitjes së punësimit kanë qenë në fokus të një takimi të zhvilluar në Gjirokastër. Prej çeljes së aplikimeve më 5 maj interesi i bizneseve për të përfituar nga fondet për nxitjen e punësimit në rajonin jugor është i lartë. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Genci Kojdheli, ka pohuar se fondi krahasuar me vitet e mëparshme, është tre herë më i lartë dhe shpërndarja e tyre nuk do të bëhet më në mënyrë selektive siç është realizuar më parë.


"Kemi pritshmëri shumë të mira për vitin e ardhshëm nga qeveria për të na akorduar një fond më të madh. Në mënyrë që të justifikojmë besimin që na ka dhënë qeveria, programet i kemi riparë, i kemi rifreskuar nga ana ligjore, i kemi lehtësuar procedurat e aplikimit të biznesit"-tha Genci Kojdheli

Fondi për nxitjen e punësimit në vend është 2.7 milionë $ ku vetëm për rajonin jugor, është 10 milionë lek. Me këto programe synohet hapja e 3000 vendeve të reja të punës.

Free Traffic Exchange