Kryqi i Kuq dërgon ndihmë në Serbi dhe BeH

2015-08-22 0

Qytetarët e Maqedonisë janë mobilizuar për të ndihmuar rajonet e goditura në Serbi dhe Bosnjë. Ujë i ambalazhuar, lëngje, ushqim i konservuar e veshjmbathje, janë disa nga artikujt që janë nisur për banorët e shteteve fqinje.

"Sot jam këtu për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve, sepse ne e dimë se çfarë përjetuam 63 vjet më parë".

"Erdha të sjellë ndihmë dhe të ofrojë ndihmën time në punë në organizatë. Kam sjellë ujë, letër higjienike, ajo që është më se e nevojshme", thonw qytetarwt.

Organizatorët e iniciativës qytetare për të ndihmuar Serbinë dhe Bosnjën shprehen të kënaqur për interesimin e shfaqur

"Ka pjesëmarrje masive, kjo është shumë mirë, edhe nga qytetet e tjera duhet të mbërrijë ndihma", deklaroi Eli Janevska, Iniciativa qytetare.

"Shfrytëzojë rastin të falënderoj qytetarët e Maqedonisë dhe Shkupit që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë. Unë jam i impresiniruar nga numri i pjesëmarrësve", u shpreh Zdravko Begoviq, Ambasadori i BeH.

Mjetet e mbledhura përmes Kryqit të Kuq do t'ju dorëzohen atyre që kanë nevojë në rajonet e prekura nga përmbytjet

Në mëngjes nga kazerma "Ilinden" për në Serbi është nisur edhe një njësitë i forcave speciale "Tigrat".

"Destinacioni i tyre është Beogradi dhe varësisht nga nevojat dhe udhëzimet e shtabit lokal krizës, ata do të jenë të gatshëm për të vepruar brenda mundësive të tyre", u shpreh Godrana Jankullovska, ministre e Brendshme.

Ndihmë për viktimat e përmbytjeve u mblodhën në disa komuna të Shkupit si dhe në shumë qytete tjera të vendit. Nga telefonatat për ndihmë që ishin hapur dje për 9 orë në grumbulluan 1 milion e 420 mijë denarë. Bojana Simonoviq